EMER QYTETI ose HOTELI
KATEGORIA
MBERRITJA LARGIMI
DHOMA ADULT (+18) FEMIJE
 
 

Informacion i pergjithshem per Shqiperine

Pozicioni gjeografik 
Shqipëria shtrihet në Evropën jug-lindore, në perëndim të gadishullit Ballkanik, dhe ka një sipërfaqe prej 28.748 km2. Gjatësia e vijës kufitare të Republikës së Shqipërisë është 1094 km: nga e cila 657 km janë vijë kufitare tokësore, 316 km vijë kufitare detare, 48 km vijë kufitare lumore dhe 73 km vijë kufitare liqenore. Republika e Shqipërisë kufizohet në veri dhe verilindje me Kosovën dhe Malin e Zi, në lindje me ish republikën jugosllave të Maqedonisë dhe në lindje e juglindje me Greqinë. Në perëndim Shqipëria laget nga detet Adriatik dhe Jon.

Klima
Shqipëria përfshihet në zonën subtropikale ne hemisferen veriore dhe bën pjese në zonën klimatike mesdhetare.
Zonat bregdetare:  Kane klimë qendrore mesdhetare , dimër i butë dhe i lagësht, verë e nxehtë dhe e thatë.
Zonat malore:  Kane klimë qendrore kontinentale, dimër i ftohtë dhe i ashpër, verë e lagësht. Per shkak te pozicionit gjeografik, ne nje zone qe ka mesatarisht 280-300 dite me diell ne vit, Shqiperia eshte vend ideal per t’u vizituar ne te gjitha stinet pasi ka nje mozaik klimash te ndryshme brenda nje territori te vogel

Popullsia
Popullsia
e Shqiperise arrin ne pothuaj 3 milione. Pjesa me e madhe jane shqiptare me minoritete etnike rreth 2 % te popullsise. Minoriteti perbehet nga ai grek dhe maqedonas.

Gjuha zyrtare
Shqipja është një gjuhe indo-evropiane dhe përfaqëson një degë të veçantë  të kësaj familjeje në bazë të  origjinalitetit të saj.  Gjuha shqipe përdoret gjithashtu (e shkruar dhe e folur) në disa pjesë të Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi, si dhe në Maqedoni  ku jetojnë shqiptarë etnikë. Shqiptaret kanë talent per gjuhet e huaja dhe gjuha italiane flitet gjuha angleze flitet me shume nga  brezat e rinj.

Ekonomia
Ekonomia e Shqiperise eshte permiresuar shume gjate dekades se fundit,  dhe reformat ne zhvillimin e infrastruktures, mbledhjen e taksave, ligjit te prones dhe administrimit te  biznesit kane bere progres. Vendi i shpetoi rrenimit nga kriza e forte financiare 2008-2009 pas shkak se ekonomia e tij nuk eshte plotesisht e integruar ne sistemin Euro-Atlantik.  Rritja ekonomike eshte ngadalesuar, por ka mbetur ne shifra pozitive cdo vit nga 2009 deri ne 2011. Prodhimi i Pergjithshem Bruto (PPB) per fryme ne vitin 2011  arriti ne $4,560 duke u rritur cdo vit. Megjithate vendi perseri renditet si nje nga me te varferit ne Europe sipas shumices se  indikatoreve te te ardhurave. Shifrat e PPB per fryme nuk llogarisin te ardhurat nga rrjeti i gjere i shqiptareve jashte vendit si dhe te ardhurat nga tregu informal, te cilin Ministria e Financave e vlereson 30-40% te PPB-se.    (www.state.gov)



fillimi |  rreth nesh |  kontakt |  kushtet e punes |  politika privacise |  per hotelieret |  partneret | 


Partner sites: www.albania-hotel.comwww.albania-holidays.com,   www.tirana-hotel.com
Albania Holidays DMC is a member of Albanian Tourism AssociationMember of Albanian Tourism Association and World of DMC Member of World of DMC's:
Copyright © 2012 Albania Holidays Ltd. Te gjitha te Drejtat e Rezervuara.