EMER QYTETI ose HOTELI
KATEGORIA
MBERRITJA LARGIMI
DHOMA ADULT (+18) FEMIJE
 
 
SHERBIMI KLIENTIT
TEL: +355 4 2235 688
ORARI SHERBIMIT
Mon - Fri: 08:00-18:00 (CET)
Saturday: 08.00-16.00 (CET)
FAQ
SI TE REZERVONI


Pse te perdorni
balkan-hotel.com?
 
» Ne jemi nga Ballkani
» S'ka Tarifa Shtese
» Cmimet me te Lira
» Pagese e Sigurte Online
» Vleresime Klientesh


Informacione te dobishme per Shqiperine

Si te shkosh ne Shqiperi

Transport ajror
Aeroporti Ndërkombëtar  "Nene Tereza" ( i njohur gjithashtu si Aeroporti i Rinasit) është pothuajse 25 km larg nga Tirana dhe ka fluturime  direkte në shumë vende të Evropës. Qytetet kryesore përfshijnë Londrën, Frankfurtin, Milanon, Romen, Vjenën, Zyrihun, Athinën, Bolonjën, Budapestin, Stambollin etj. Nga qyteti i Tiranës në aeroport shkohet me autobuz. Autobuzi nga Tirana niset për ne aeroport çdo një orë dhe stacioni ndodhet pranë Muzeut Kombëtar.  

Kufij tokesor

Nga Greqia

  1. Kakavija, pika kufitare jugore me Greqinë nga ky hyhet nga Gjirokastra;  2. Kapshtica, kufi juglindor me Greqinë nga ku mund të hyhet në Korçë;  3. Qafe Boti – që lidh Konispolin me Filan;  4. Tre Urat që lidh Përmetin me Konicën.

Nga Mali i Zi  
1. Hani Hotit nëpërmjet te cilit hyn nga Podgorica  në Shkodër   2. Murriqan-Sukobina hyn në Shkodër nëpërmjet Ulqinit dhe Budvës  3.- Mund te hysh nga Vermoshi, ku lidhet rajoni i Kelmendit në Shqipëri me Plavën dhe Gucinë në Mal te Zi

Nga Maqedonia: 
1.
 Qafe Thana e cila lidh Pogradecin, Elbasanin dhe Librazhdin;  2. Tushemishti, ne juglindje te Liqenit te Ohrit, fshat I Pogradecit;  3. Bllatë,  ne drejtim te Peshkopisë, ose Bulqizës dhe Burrelit. 4. Gorica  rruge e cila vazhdon ne veri te Liqenit te Prespës

Nga Kosova:

  1. Vërmica,  2. Qafa e Prushit 3. Qafa e Morinës pika e hyrjes me fluksin me te madh për shkak te autostradës se re qe lidh Tiranën me Prishtinën, kryeqytetin e Kosovës.  

 Me autobus mund te shkohet ne qytete te ndryshme te këtyre vendeve: Tirana - Tetove, Maqedoni nëpërmjet Qafe Thanës.
Tirana - Prishtine dhe qytete te tjera te Kosovës. Korçe – Selanik, Greqi nëpërmjet Kapshticës
Tirane – Athine, nga Kakavija.
Tirana - Sofje - Bullgari, dhe Stamboll nga Qafe Thana.

Kufij detar
Në portin e Durrësit mund të shkosh me traget nga shumë porte italiane, duke përfshirë Barin, Brindisin, Ankonën dhe Triesten dhe Koperinë ne Slloveni.
Porti i Vlorës në jug lidhet  me Brindisin dhe Otranton.
Në Sarandë mund të udhëtosh çdo dite nga ishulli i Korfuzit.

Burimi: http://www.akt.gov.al/al/text.php?id=17&lang=2  

Kur mund te vizitoni Shqipërinë
 
Me llojin e klimës qe ka Shqipëria mund te vizitohet gjate gjithë vitit. Pranvera dhe vjeshta janë te ngrohta dhe natyra te ofron me te mirën, ndërsa vera është shume e nxehte, por plazhet e ndryshme te Shqipërisë te ofrojnë shume diell e argëtim.  

Informacion për  vizat ne Shqipëri
Te hysh ne Shqipëri është e lehte dhe Pa Pagese për ata qe nuk kane nevoje për viza. Qytetaret e vendeve te BE-se nuk kane nevoje për viza për te hyre ne Shqipëri, por vetëm karta identiteti. Procedurat ne pikat kufitare dhe ne aeroport  janë standarde dhe te thjeshta. Për me shume lutem vizitoni http://www.mfa.gov.al 

Monedha  & Sistemi Bankar  
Leku  (shenja: L; kodi: ALL) është monedha zyrtare e Shqipërisë. Krijuar ne 1986 nga mbreti Ahmet Zogu, Leku i pare është emëruar për nder te Aleksandërit te Madh. Megjithëse Leku është monedha zyrtare, shume dyqane dhe restorante pranojnë Euro apo Dollarë me një kurs me diference te vogël nga ai I zyrave te këmbimit . Leku është I stabilizuar dhe  1 Euro këmbehet 137-140 dhe 1 USD me 103-110 Lek.  Ka shume makina ATM ne qytetet kryesore te vendit. Kartat Viza dhe Master pranohen ne te gjitha vendet, por nuk garantohet përdorimi I kartave te tjera.

Numra kontakti te dobishëm
Policia: 129
Policia rrugore : 126
Zjarrfikësi: 128
Urgjenca mjekësore : 127

Tirana (kryeqyteti)
Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë që në vitin 1920. Është një qytet relativisht i ri dhe modern, megjithatë gjurme te  qytetërimeve te vjetra janë zbuluar ne rrethinat e qytetit. Atraksionet kryesore përfshijnë bulevardin kryesor me ministritë e ndërtuara nga italianet  ne vitet 1920-1930, Kulla e Sahatit e ndërtuar ne shekullin e 19-te dhe xhamia Ethem Bej ndërtuar ne shekullin e 17-te. Pallatet me ngjyra te Tiranës janë gjithashtu një atraksion I veçante Ish Kryetari i Bashkisë Edi Rama vendosi t’i lyeje me ngjyra te ndezura pallatet e vjetruara te stilit komunist duke rijetesuar dhe duke i dhënë një fryme te re shpirtit te qytetit. Zona e Bllokut ish komunist është zemra e argëtimit te qytetit me baret trendi, kafenetë dhe klubet e natës.


Kruja
Kruja, e cila ndodhet vetëm 40 km larg Tiranës, është një qytet i vogël i vendosur lart ne një kodër.  Ka qene qendër e rezistencës se shqiptareve kundër pushtimeve turke ne shekullin e 15 nen udhëheqjen e heroit kombëtar shqiptar, Skënderbeut I cili mundi për 25 vite me madhe shume fushata turke ku përfshihet Mehmed II I njohur si Mehmed Ngadhënjyesi .
Ia vlen te vizitosh Kalanë, Muzeun Etnografik dhe pazarin e vjetër turk.

Shkodra
Shkodra është nje nga qytetet me te lashta te Shqipërisë. Është krijuar ne shekullin e 4-t B.C si qendër e fisi ilir te Labeateve. Nen sundimin e mbretit Ilir Gent, u be kryeqyteti i shtetit Ilir. Atraksionet kulturore për t’u vizituar ne Shkodër përfshijnë Rozafën, Xhaminë e Plumbit,  Lagjen Gjuhadol, Muzeun Historik te Shkodrës dhe Fototekën Kombëtare Marubi. Pranë Shkodrën ne zonën veriperëndimore gjenden dhe atraksione te tjera, qyteti mesjetar i Sardes, Kalaja e Drishtit, Ura e Mesit, Kisha e Shirgjit dhe muzeun etnografik te Malësisë. Atraksionet natyrore përfshijnë Liqenin e Shkodrës, Parkun Kombëtar te Thethit, Resortin Malor te Razmes dhe malin e Vermoshit.

Berat  (UNESCO World Heritage Site) 
Është pjesa me interesante e udhëtimit ne Shqipëri, Berati është një nga qytetet me te bukura qe është ruajtur si një qytet muze nga qeveria komuniste. Ajo qe te bie ne sy ne këtë qytet është koleksioni i shtëpive te bardha Otomane qe i ngjiten kodrës deri ne kala, duke mare dhe emrin “qyteti i njëmijë dritareve”. Ne shekullin e trete BC një kala ilire e quajtur Antipatria  u ngrit këtu ne këtë zone ne një kohe me te hershme. Bizantinet përforcuan rrethimin e kalasë gjate shekullit 5-te dhe te 6-te, po kështu bene Bullgaret 400 vite me vone. Ne vitin 1450 turqit pushtuan Beratin, dhe pas një periudhe dështimi, filloi te lulëzojë si qendër e  punimeve  artizanale, sidomos ne gdhendjen e drurit. Brenda kalasë gjenden shtëpi qe janë te banuara dhe ka edhe 40 kisha te vogla ortodokse te shekullit 13-16 me afresko dhe ikona.  Kisha e Shën Mërisë  ka një koleksion te piktorit me te famshëm shqiptar Onufri, i cili ka punuar shume ne Shqipëri dhe Greqi. (Lonely Planet)

Durresi
Durrësi ka nje histori antike, rrenojat e te cilit ia vlejne te vizitohen. U themelua nga “kolonet grek” ne  has an ancient history, the remnants of which make for a fascinating visit. It was founded by ‘Greek colons’ in 627 BC and named Epidamnos. For a brief period it became part of an Illyrian kingdom before being taken by the Romans in 228 BC and renamed Dyrrachium. War once again touched it in 48 BC when Julius Caesar and Pompey did battle nearby at a place today known as “Kavaja’s Rock” during the Roman Civil War. Despite all the bloodshed, the town itself was sacred to Aphrodite (Venus), the goddess of love, whose images fill the museum. Since Aphrodite’s decline, Durrës has changed hands between the Bulgarians, Byzantines, Argevins, Serbs, Venetians, Ottomans and German Prince Wilhelm of Weld. (Lonely Planet) 

Bylis
Ky është emri I një qyteti Ilir afër fshatit Hekal ne Mallakastër. Krijuar ne shekullin e trete BC, Bylis lulëzoi si qendër politike ekonomike dhe kulturore. Qyteti drejtohej nga një këshill vjetor punonjësish publik. Ne vitin 230-146 B.C., këtu u prodhuan monedhat e bronzit, te cilat u përdorën ne  këtë rajon. Objektet e punuara ne punishtet e Bylis konkurronin me ato te Apollonise. Muri rrethues i Bylis, ndërtuar ne çerekun e dyte te shekullit te katërt B.C është I ruajtur mire. Qyteti përbëhej nga disa lagje dhe objekte, sic janë agorat, te cila strehonin banoret dhe fshatit dhe drithin e tyre ne rast lufte. Një bazilike dioqeziane me mozaikë qe pasqyrojnë motive paleokristiane te shekullit te 5-te u zbulua gjithashtu ne zonën e Bylis. Dyndjet barbare te shekullit te gjashte e shkatërruan Bylisin dhe qendra dioqeziane u zhvendos ne Ballsh

Kompleksi arkitektonik dhe Manastiri i Ardenicës  
Mendohet qe themelet e Manastirit u ndërtuan ne vitin 1282 me iniciativën e Perandorit Bizantin Andronicus II Paleologus. Nisma erdhi nga ekzistenca e Kishës se Shën Triadës ne zone e cila ishte ndërtuar shekuj me pare. Ka spekulime qe kisha mund te jete ngritur mbi rrënoja e një tempulli pagan. Ky tempull u ngrit për te nderuar perëndeshën Artemis, nga e cila rrjedh dhe emri Ardenice. Shume afër  tempullit ne rrethinat ku gjendet manastiri, kalon kahu jugor i rrugës antike Egnatia.

Qyteti antik i Apolonisë
Apolonia përfaqëson një nga sitet me te rëndësishme arkeologjike te Shqipërisë. Përmendet nga Ciceroni  si “Qyteti I madh dhe hijerëndë”. Ndodhet 11 km ne perëndim te qytetit te Fierit. Qyteti antik i Apolonisë u themelua ne fund te shekullit te 7-te B.C nga kolonistet e Korintit dhe Korfuzit. Ne shekullin V –IV B.C. qyteti njohu kulmin e zhvillimit. Ishte koha kur qyteti prodhoi vete monedhën e tij. Perandori romak Augusti studio filozofi ne Apoloni. Muri rrethues i qytetit është rreth 5 km dhe sipërfaqja brenda tij është  140 hektarë. Objektet me interesante për t’u vizituar janë muret e mrekullueshme te Agonothetes (ndërtesa e këshillit te qytetit) shekulli II B.C

Gjirokastra (UNESCO World Heritage Site)

Gjirokastra u deklarua Qytet Muze ne vitin 1961 dhe Zone e Trashëgimisë Botërore nga UNESCO ne vitin 2005. Është qyteti me I rendesishem ne jug te vendit. Ne fillim ishte një vendbanim ilir I fisit  Argjiro.  Sipas legjendës, Gjirokastra u krijuar nga Princesha Argjiro. Ne kronikat bizantine te Xhon Katakuzen, Gjirokastra përmendet si fortesa  e familjes Zebenish.  Ne vitin 1417 Turqit e pushtuan dhe e kthyen ne një qendër te rëndësishme te sundimit otoman, te cilën e administruan për 100 vite.  Gjirokastra u be qendër e Sanxhakut ne jug te Shqipërisë. Vizitoret impresionohen nga arkitektura e qytetit, relievi I mahnitshëm I luginës se Drinos dhe majat e pamposhtura gëlqerore te vargmaleve te Buretos dhe Lunxhërisë. Kush viziton Gjirokastrën, kupton karakterin e Shqipërisë, një vend i bukur, i egër me një shpirt te paepur.

Butrinti (UNESCO World Heritage Site)
Qyteti antik I Butrinit është një nga qendrat arkeologjike me te mëdha ne Shqipëri dhe Ballkan dhe mbrohet nga UNESCO si Zone e Trashëgimisë Botërore. Ndodhet ne brigjet e Liqenit te Butrintit ne jug te Sarandës ne kufi me Greqinë. Emri I qytetit rrjedh nga një legjende, sipas se cilës qyteti është ndërtuar nga Trojane qe u larguan nga Troja pas djegies se kësaj te fundit nga Greket fitimtare. Djali mbijetuar i Mbretit Priam, Enea, sakrifikoi një dem ne emër te zotit, por kafsha refuzoi te ngordhte shpejt dhe u zhyt ne det derisa mori fund. Kjo u interpretua si një shenje e mire dhe vendi u quajt, Buthrotum ose  “i plagosur.”



Na ndiqni

Albania Holidays eshte anetar i: