EMER QYTETI ose HOTELI
KATEGORIA
MBERRITJA LARGIMI
DHOMA ADULT (+18) FEMIJE
 
 
SHERBIMI KLIENTIT
TEL: +355 4 2235 688
ORARI SHERBIMIT
Mon - Fri: 08:00-18:00 (CET)
Saturday: 08.00-16.00 (CET)
FAQ
SI TE REZERVONI


Pse te perdorni
balkan-hotel.com?
 
» Ne jemi nga Ballkani
» S'ka Tarifa Shtese
» Cmimet me te Lira
» Pagese e Sigurte Online
» Vleresime Klientesh


Informacion i përgjithshëm per Kroacine

Pozicioni gjeografik
Kroacia shërben si  porte për ne Europen lindore. Ajo shtrihet ne bregun lindor te detit Adriatik dhe kufizohet me Serbinë, Malin e Zi, Bosnje Hercegovinën, Hungarinë dhe Slloveninë dhe laget nga deti Adriatik. Kroacia përbëhet nga 20 qarqe plus  qytetin e Zagrebit dhe zotëron 1,185 ishuj ne Detin Adriatik, nga te cilët  67 janë te banuar.

Klima
Klima  është mesdhetare përgjatë detit Adriatik , qe do te thotë vere te ngrohte te thate dhe dimër te lagësht, me 2,600 ore me diell  ne vit, mesatarisht. Është një nga bregdetet me diell ne Evrope. Ne brendësi te vendit, klima është kontinentale  me vere te nxehte dhe dimër te ftohte dhe me dëborë.

Popullsia
Kroatet mendohet se vijnë nga sllaven qe migruan nga Ukraina dhe u vendosen ne Kroacinë e sotme gjate shekullit te 6te  Kroacia  banohet nga shumica Kroate (89.6%), ndera minoritetet përfshijnë Serbe (4.5%), dhe 21 etni te tjera qe përbejnë 5.9 %. 
Gjuha
Gjuha kroate është gjuha zyrtare e Kroacisë, por edhe gjuhet minoritare përdoren zyrtarisht ne disa rrethe. Gjuha kroate është deklaruar si gjuhe baze  nga 96% e popullsisë. Një sondazh I vitit  2009 rezultoi se 78%  e kroateve njohin te paktën një gjuhe te huaj- shumica Anglisht.

Ekonomia
Ekonomia e Kroacisë u rrit shume gjate viteve 2000, stimuluar nga një boom kredish te drejtuara nga bankat me kapital qe huaj te sapo privatizuara, investime kapitale  (me shume ne ndërtimin e rrugëve ),rritjen e mëtejshme te turizmit dhe ngritjen e ndërmarrjeve te vogla dhe te mesme private. Kroacia është kandidate për  BE dhe I është dhënë drita jeshile për pranim te plote ne vitet e ardhshme.   (burimet: CIA factbook, weekepedia)



Na ndiqni

Albania Holidays eshte anetar i: