EMER QYTETI ose HOTELI
KATEGORIA
MBERRITJA LARGIMI
DHOMA ADULT (+18) FEMIJE
 
 
SHERBIMI KLIENTIT
TEL: +355 4 2235 688
ORARI SHERBIMIT
Mon - Fri: 08:00-18:00 (CET)
Saturday: 08.00-16.00 (CET)
FAQ
SI TE REZERVONI


Pse te perdorni
balkan-hotel.com?
 
» Ne jemi nga Ballkani
» S'ka Tarifa Shtese
» Cmimet me te Lira
» Pagese e Sigurte Online
» Vleresime Klientesh


Informacione te dobishme per Bosnje Hercegovinen

Si te shkosh ne Bosnje Hercegovine?

Bosnja dhe Hercegovina lidhet me Kroacinë, Serbinë dhe Malin e Zi
Kryeqyteti është I aksesueshem dhe mund te shkohet nëpërmjet transportit ajror,linja autobusi apo treni nga destinacionet kryesore Evropiane

Me avion:
Aeroporti modern I Sarajevës (www.sarajevo- airport.ba, 033 289 100) ndodhet 12 km  nga qendra e qytetit. Nuk ka autobus ekspres për aeroportin por ka linje autobusi nga aeroporti ne Bezistan (Qyteti I vjeter)  qe operohet nga kompania e transportit "Gras" (www.gras.com.ba). Ka fluturime direket çdo dite nga Viena, Zyrihu, Strambolli, Beogradi, Zagrebi, dhe Mynihu,  dhe disa here ne jave nga : Amsterdami, Kopenhageni, Goteborgu, Kelni, Ljubljana, Stokholmi, Shtutgarti. Për oraret  fluturimeve ne aeroporte te tjera  vizitoni Mostar (www.mostar-airport.ba), Tuzla (www.tuzla-airport.ba), dhe Banja Luka (www.banjaluka-airport.com).

Me tren:
Te udhëtosh me tren është pak me e ngadalte se me mjete te tjera te transportit, por është shume me e rehatshme. Ne Bosnje Hercegovine, trenat janë ne kohe dhe me çmim te ulet. Për me shume informacion vizitoni www.zfbh.ba dhe www.zrs-rs.com

Me makine dhe autobus
Bosnja Hercegovina ka kryer pjesën me ta madhe te punimeve ne korridorin C5 qe lidh Bosnjën me rrugët kryesore te bregdetit Kroat ne jug dhe me Budapestin ne veri. Cilësia e rrugëve është rritur drastikisht ne vitet e fundit. Linjat e autobusëve te Bosnje Hercegovinës gjithashtu funksionojnë mire. Oraret e autobusëve , rezervimet online dhe adresat e institucioneve kryesore Europiane gjenden ne faqen Centrotrans www.centrotrans.com

 Me anije
Bosnja dhe Hercegovina ka vetëm një dalje shume te vogël ne Neum por nuk ka tragete qe ankorojnë aty .

Kur mund te vizitohet
Vera dhe pranvera  janë stinët me te ngrohta me diell e argëtime. Por edhe skitë dhe ngjyrat e vjeshtës janë po aq te këndshme.

Informacion për viza

Te hysh ne Bosnje Hercegovine është e lehte. Procedurat si ne kufi dhe aeroport janë standarde dhe te thjeshta. Për me shume informacion lutem vizitoni: http://www.mfa.ba/

Monedha dhe Bankat 
Ne fillim, monedha lokale konvertibilna marka (KM) ishte e ngjashme me monedhën gjermane megjithëse mbante emrin marke e konvertueshme.  Me prezantimin ne treg te Euros, KM  ndryshoi  pa asnjë problem (1.95 KM për 1 Euro). Shumica e dyqaneve pranojnë Euro për faturat e tyre, duke përdorur kursin 1 me 2.  Ka shume makina ATM ne te gjitha qytetet kryesore.  Kartat VISA dhe Master pranohen ne pjesën me te madhe te shërbimeve, por për kartat e tjera nuk mund te keni garanci.

Numra te dobishëm
Policia: 122
Zjarrfikësi: 123
Urgjenca mjekësore: 124
Ndihme për rrugët dhe kushtet e tyre: 1282
Operatori ndërkombëtar telefonik: 1201
Drejtoria Ndërkombëtare e Informacionit: 1183
Drejtoria Lokale e Informacionit: 1182
Koha: 125

Cfare te vizitosh

Sarajevo's Bascarsija (Qyteti I vjetër) ka qene një vend tregtie dhe takimesh qe ne shekullin e 15 kur karavanet nga Azia e vogël, Dubrovniku dhe perëndimi takoheshin këtu për te këmbyer mallrat e tyre.  

Ura e Mostarit (Ura e Vjetër) UNESCO World heritage site, është ndoshta shembulli me I mire I origjinalitetit turk dhe traditës se punimeve me gurë Dalmatiane ne Ballkanin perëndimor.  Kjo ure e mrekullueshme guri jo vetëm qe lidh bregun lindor me atë perëndimor te lumit Neretva,  por simbolizon edhe kryqëzimet e qytetërimeve lindore me ato perëndimore  

Neum – Adriatiku me diell, vetëm një rrip nga deti  I mrekullueshëm  I Adriatikut, është shndërruar ne resorin kryesor ne vend. Ndodhet midis Splitit dhe Dubrovnikut dhe ne një distance te shkurtër nga Mostari dhe Medugorje. 

Parku Kombëtar Sutjeska, I njohur për betejën e madhe te WWII kur partizanet munden ushtrinë e madhe gjermane, ky park është vendi I një prej pyjeve me te vjetra ne Evrope dhe përfshin edhe majën me te larte te Bosnjës  (Maglic Mt. 2,386 m).  Vend shume I preferuar për alpinistet si dhe për ata qe u pëlqen te ecin ne natyre.

Medugorje. Ne fillim  te viteve 1980 disa adoleshente panë një vizion te Shën Mërisë. Qe atëherë ky fshat I heshtur I Hercegovinës u transformua ne një na pelegrinazhet katolike me te mëdha ne bote

Tekija (Blagaj) është një manastir i urdhrit te dervishit  I shekullit te 16-te dhe simbolizon ekzistencën e njeriut ne harmoni me natyrën.

 Mali Jahorina  priti lojërat dimërore olimpike te shekullit te XIV me anët e malit qe edhe tani përdoren për ski olimpike.  Jahorina është kthyer përsëri ne një nga resortet me te mira te skive ne Evropën juglindore.  

Mali Bjelasnica  Mal olimpik I rikthyer përsëri.  Dikur ishte vendi ku behej ski slalom dhe është zona me sfiduese për ski ne vend.

Travnik  njihet nga fshati i shkrimtari fitues I çmimit Nobel Ivo Andric, kjo qyteze e stilit Ottoman  ende përfaqëson atë qe dikur u quajt Stambolli Evropian.

Ujevarat Kravica  Është një ujëvarë e magjishme e formuar nga lumi Trebizat. Është e gjate 100 metra dhe bie nga një lartësi 25 m.

Manastiri Tvrdos  është një manastir Ortodoks I shekullit te 14-te afër qyteteve te bukura te Trebinjës dhe Dubrovnikut. Afreskot janë nga me te bukurat ne rajon dhe vete manastiri ka disa ikona te shekullit 5-te dhe 6-te.

Kraljeva Sutjeska, konsiderohet si froni i fundit e mbretërisë mesjetare Boshnjake. Nga një kështjellë mesjetare dhe manastir franceskan ne xhaminë me te vjetër ne vend, përbën një eksperience unike rurale qe gjendet ralle ne Europe.    

Jajce dhe rajoni i Liqenit Pliva. Jajce  ishte qëndresa e fundit e mbretit Boshnjak përpara se te pushtohej nga turqit ne vitin  1528.  I njohur për ujëvarat masive qe bekojnë qendrën e qytetit, Jajce përfaqëson periudha te ndryshme te historisë se gjate te këtij rajoni- me gjurma te qytetërimeve Ilire dhe Romake si dhe karakteristika Boshnjake dhe Otomane.


Na ndiqni

Albania Holidays eshte anetar i: