EMER QYTETI ose HOTELI
KATEGORIA
MBERRITJA LARGIMI
DHOMA ADULT (+18) FEMIJE
 
 
SHERBIMI KLIENTIT
TEL: +355 4 2235 688
ORARI SHERBIMIT
Mon - Fri: 08:00-18:00 (CET)
Saturday: 08.00-16.00 (CET)
FAQ
SI TE REZERVONI


Pse te perdorni
balkan-hotel.com?
 
» Ne jemi nga Ballkani
» S'ka Tarifa Shtese
» Cmimet me te Lira
» Pagese e Sigurte Online
» Vleresime Klientesh


Informacione te dobishme per Kroacine

Si te shkosh ne Kroaci

Kroacia, lidhet me Slloveninë, Bosnje Hercegovinën, Serbine dhe Malin e Zi. Zagrebi është kryeqyteti dhe ne te mund te shkohet lehte me avion,  autobus dhe tren nga te gjitha destinacionet me kryesore Evropiane .
Me avion:
Aeroportet kryesore ne vend janë si me poshtë Dubrovniku ; www.airport-dubrovnik.hr; Pula; www.airport-pula.com; Rijeka www.rijeka-airport.hr; Spliti; www.split-airport.hr; Zadari ; www.zadar-airport.hr);
Zagrebi; www.zagreb-airport.hr); (Burimi: lonelyplanet)
Nga deti:
Linja te rregullta tragetesh nga disa kompani vendase lidhin Kroacinë me Italinë dhe Slloveninë. Numri I kompanive shtohet, ndryshon nga sezoni ne sezon, dhe është shume e rëndësishme qe informacioni te kontrollohet rregullisht   Ka shume rruge te vlefshme ne vere dhe oraret nuk janë te përcaktuar deri ne fund te pranverës. Jadrolinija www.jadrolinija.hr Rijeka Croatia’s linja kombëtare e anijeve, qe operon nga Ancona ne Split dhe Zadar dhe një linje nga  Bari ne Dubrovnik, linje qe operon gjithë vitit nga  Peskaren me Splitin  dhe një linje trageti verore nga Pescara ne Hvar.  SEM www.sem-marina.hr ; lidh Ankonen me Zadarin dhe  Splitin, qe vazhdon ne  Stari Grad (Hvar). SNAV www.snav.com;  ka një traget shume te shpejte qe lidh Splitin me Peskaren dhe  Ankonen me Peskaren dhe  Hvar.
Sanmar www.sanmar.it  operon te njëjtën rruge me  çmim te ngjashëm. Venezia Lines  www.venezialines.com;  operon traget pasagjeresh nga Venecia ne destinacionet me poshtë: 1, 2 deri 3 here ne jave, ne varësi te destinacionit dhe muajit. Pula Opatija, Rovinj dhe Poreč.  Kompania gjithashtu mbulon destinacione te tjera te Istrias  dhe disa linja nga Rimini dhe Ravena. Emilia Romagna Lines www.emiliaromagnalines.it  është gjithashtu një tjetër kompani qe ka filluar me transportin e pasagjereve nga Italia ne bregun Kroat. Nisen nga Ravenais, Cesenatico, Rimini dhe Pesaro ne Rovinj, Poreč, Pula dhe Hvar. (burimi: lonelyplanet)

Me makine dhe autobus
Ka dhjetëra linja te tilla qe shkojnë dhe vijnë për ne Slloveni, Hungari Bosnje, Serbi dhe Mal te Zi; dhe shume vende te tjera qe nuk mund te përmenden këtu. Kërkohet qe mjeti te jete I regjistruar dhe kërkohet kartoni jeshil për te hyre ne Kroaci. Transporti me autobus është shume I mire dhe me Eurolines  ne linjën Vjene Zagreb, kurse kompanitë e tjera operojnë lidhin Lubjanën me bregdetin kroat dhe Zagrebin, Italinë me bregdetin kroat dhe pjesën tjetër te Kroacisë, Zagrebin me Beogradin dhe Dubrovnikun me Kotorin.

Me tren
Linjat hekurudhore lidhin te gjithë qytetet kroate përveç Dubrovnikut. Kroacia ka lidhje direkte hekurudhore me Slloveninë, Hungarinë, Italinë, Austrinë, Zvicrën, Sllovakinë, Francën, Gjermaninë, Bosnje-Hercegovinën dhe Serbinë dhe Malin e Zi. Ka gjithashtu lidhje direkte me shume vende Evropiane.  

Kur mund te vizitohet.
Kroacia ka një sezon te përcaktuar turistik qe fillon ne Prill dhe mbaron ne fillim te Tetorit.  Nëse planifikoni te vizitoni Kroacinë ka shume fluturime direkte nga shume destinacione ndërkombëtare dhe shume tragete nga Italia.

Informacion për viza
 Qeveria kroate i ka kushtuar rëndësi shume te madhe sektorit te turizmit dhe ka lehtësuar procedurat e hyrjes ne vend për te tërhequr sa me shume turiste. Qytetaret e  BE-se dhe SHBA-se si dhe te shume vendeve te tjera nuk kane nevoje për viza qe te hyjnë ne Kroaci. Me shume informacion ne lidhje me vizat gjendet tek  http://www.mfa.hr/MVP.asp?pcpid=1615  

Monedha
Kuna moderne u prezantua ne 30 Maj 1994 dhe zëvendësoi dinarin kroat.  Monedha referuese për Kuna ishte Marka Gjermane dhe me vone Euro. Monedha e huaj mund te këmbehet ne banka, zyra këmbimi, zyra postare dhe recepsionet e hoteleve, kampeve dhe te marinës. ATM-te dhe pagesat me karte krediti janë te përhapura ne te gjithë vendin.  

Numra te dobishëm telefoni
Kodi ndërkombëtar për Kroacinë:            385
Ambulanca:  94
Zjarrfikësi:     93
Policia: 92
Asistence rrugore për mjetet:    987
Qendra Kombëtare e Kërkimeve dhe Shpëtimit:  9155
Një numër I vetëm për te gjitha situatat emergjente : 112
Informacion i përgjithshëm:       981
Informacion për telefonat lokale dhe rajonale:      988
Informacion për telefonat ndërkombëtare:             902
Parashikimi I motit dhe kushtet e rrugëve:              060 520 520
Klubi Kroat i Automobilave  (HAK):          +385 1 4640 800

 

Çfarë te vizitosh
Split – Pallati Dioclecianit - UNESCO World Heritage Site  
Është një pallat ne forme trapezi qe zë pjesën me te madhe te qendrës se qytetit te Splitit , afro  29 000 m2  te ngritur nga perandori romak  Gaius Valerius Aurelius Diocletanus ne vitin  295 A.D . Sot mund te shihet ende bukuria e pallatit, mauzoleumi Dioclecian, tempulli i Jupiterit, kolonat dhe harqet përgjatë rrugës, kisha e hershme krishtere, shtëpia romake dhe porti  i Andrija Buvina  si dhe pjesët arkitektonike te Juraj Dalmatinac.

Dubrovniku – Qyteti  i vjetër -UNESCO World Heritage Site  Dubrovniku është një qytet I bukur historik i themeluar ne shekullin e shtate qe ndodhet ne jug te Kroacisë. Rrënjët e tij gjenden ne antikitet por ky qytet historik i bukur është themeluar në shekullin e 7 dhe ndodhet në jug të Kroacisë. Nga 14 deri në shekullin e 19-të ai ishte i vetmi qytet detar dhe një shtet i lirë kroat. Lulëzoi mes shekullit të 15-të dhe 16-të, një periudhë e referuar edhe si "epoka e artë" e Dubrovnikut. Muri kryesor i qytetit është përforcuar me tre raunde dhe 14 kulla kuadrate, pesë kullat e pesë këndeve, dy fortifikimeve dhe një fortese e madhe të quajtur Shen Ivan. Kulla Bokar është një nga fortifikimet më të vjetra të këtij lloji të ruajtura në Evropë. Në Dubrovnik janë gjithashtu dy fortesa të tjera  Revelin dhe Lovrijenac. Ky i fundit ndodhet në një shkëmb 46 m absolutisht mbi det dhe shërben si një nga vendet më tërheqëse  ku është zhvilluar Festivali Veror i Dubrovnikut. Sheshi  kryesor në Katedralen Barok ne te cilën ndodhet Uzašašća polyptych nase Gospe, u pikturua nga Tiziani. Pallati Sponza, kisha e Shën Vlahit, bashkia e qytetit, Pallati i Rektorit, Geto hebraike që ekzistojnë në Dubrovnik  nga viti 1352 kane sinagoga të shekullit të 15, ku gjendet dhe një prej sinagogave më të vjetra të ruajtura në Evropën Juglindore, janë shembuj të kulturës shumë të pasur dhe interesant dhe historinë e Dubrovnikut.
Porec - Bazilika Euphrasius -UNESCO World Heritage Site është Katedralja e Pranimit të Shën Mërisë, por për shkak të Peshkopit Euphrasius, që e ka ndërtuar atë, njihet më mirë si bazilika e Euphrasius. Katedralja, u ndërtua në vitin 553 pas Krishtit është e vendosur në qytetin e vjetër në Poreč. Katedralja me tre hyrje  ka dy rreshtat me shtylla mermeri me dekorime luksoze. Kompleksi përbëhet nga Atrium, pagëzimorja, mozaikë dhe objekte të shenjta nga shekulli i 3, 4 dhe 5.
Sibenik - Katedralja e Shën  Jakobit- Site i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s ngrihet në anën jugore të sheshit kryesor të qytetit në Shibenik, në vendin e kishës romake te Shën Jakobit. Ndërtimi filloi në 1431 dhe përfundoi 100 vjet më vonë në 1536, në dekadën e parë janë ndërtuar muret jugore dhe veriore, pjesa e poshtme gotike e fasadës, si dhe dy portalet e kishës. Në 1441 Juraj Matvejev Dalmatinac, i cili studioi arte në Venecia, u bë ndërtuesi kryesor dhe ndërtoi kishën stilin gotik deri sa vdiq ne vitin 1475. Nikola Fiorentinac vazhdoi ndërtimin e  katedrales në stilin e Rilindjes, dhe përfundoi kupolën dhe fasadën dhe kompleksin e çative. Punimet e fundit janë bërë nga ndërtuesit veneciane Bartol, Jakov dhe Mestre si dhe Mestričević mjeshtër kroat i artit nga Zadari.

Trogir –qytet romak, sit i Trashëgimisë Botërore UNESCO-s ndodhet 20 km në perëndim të Splitit, është një nga qytetet më të vjetra në bregdetin e Adriatikut lindor. U themelua nga kolonistët grekë nga Visi në shekullin e 3. Qendra e tij historike është e vendosur në ishullin e vogël te banuar  që nga koha parahistorike dhe gjendet në një kanal midis bregdetit dhe ishullit Čiovo, prandaj edhe quhet shpesh "Venecia e vogël" ose "qytet muze". Qendra e qytetit  është një kompleks romak - gotik nga me te ruajturit mirë në Evropën Qendrore. Padyshim, ndërtimi më i famshëm në Trogir është Kisha e Shën Lorencit, portal perëndimor i të cilit është bërë nga Radovani, dhe është shembulli më i rëndësishëm i stilit romak - gotik në Kroaci.



Na ndiqni

Albania Holidays eshte anetar i: