EMER QYTETI ose HOTELI
KATEGORIA
MBERRITJA LARGIMI
DHOMA ADULT (+18) FEMIJE
 
 
SHERBIMI KLIENTIT
TEL: +355 4 2235 688
ORARI SHERBIMIT
Mon - Fri: 08:00-18:00 (CET)
Saturday: 08.00-16.00 (CET)
FAQ
SI TE REZERVONI


Pse te perdorni
balkan-hotel.com?
 
» Ne jemi nga Ballkani
» S'ka Tarifa Shtese
» Cmimet me te Lira
» Pagese e Sigurte Online
» Vleresime Klientesh


Politika e Privatesise

Albania Holidays është pronari dhe operatori i sistemit të rezervimeve online të www.albania-holidays.comwww.albania-hotel.com dhe www.tirana-hotel.comwww.balkan-hotel.com. Albania Holidays i kushton nje vemendje shume te madhe privatesise suaj. Informacioni qe ju kerkohet kur beni rezervimin, kerkohet ne menyre qe t’ju ofrojme nje sherbim profesional. Informacionin e klientit ne ia japim vetem hotelit ose partnerit qe ofron sherbimin. Ne asnje rrethane tjeter nuk ia japim kete informacion dikujt tjeter, pervec rasteve te vecanta kur jemi te detyruar me ligj per ta dhene kete informacion. Te dhenat tuaja te kontaktit perdoren per te bere rezervimet. Keto informacion do t’i jepen hotelit ose partnereve te tjere qe ofrojne sherbimet ne menyre qe t’ju identifikojne kur te mberrini ne destinacion dhe t’ju kontaktojne ne rast se do kete ndryshime ne rezervim. Duam te theksojme perseri se, ne perputhje me ligjet shqiptare dhe europiane te mbrojtjes se te dhenave personale, tek Albania Holidays ndiqen procedura strikte per ndaluar kepqerdorimin e te dhenave personale dhe perdorimin e paautorizuar te tyre. 

Informacioni kartes se kreditit 
Ne jemi te ndergjegjshem per rendesine se ruajtjes se informacionit te kartes suaj te kreditit. Ndaj, perdorim masa strikte qe te mos perdorim informacionin e kartes suaj te kreditit online nepermjet e-maileve qe shkembejme me ju. Ne rast parapagimesh me karte krediti nepermjet formes se paraautorizuar te aprovuar nga banka jone, ne ndjekim rregulla strikte te percaktuara nga Banka dhe kompanite e kartes se kreditit, per te mbrojtur informacionin e dhene nga ju. 

Kur ju dergon e-maile Albania Holidays? 
Pasi te keni bere nje rezervim do te merrni nje voucher konfirmimi, nese ky eshte nje rezervim automatic online ose nje e-mail konfirmimi nese sherbim qe kerkon konfirmim paraprakisht. Ju mund ta paraqisni kete konfirmim tek hoteli ose partneri qe ofron sherbimet si garanci per rezervimin. Ndonjehere Albania Holidays mund t’ju dergoje e-maile per dhenie pershtypjesh ose vleresimi pasi qendroni ne hotel ose perdorni sherbimet tona. Nese nuk deshironi te na jepni mendimin tuaj, mund te na informoni dhe nuk do t’ju kerkojme opinion tjeter. Nese keni ndonje sugjerim ose verejtje per kete deklarate privatesie, ju lutem na dergoni nje e-mail tek: contact@albania-holidays.com

Albania Holidays sh.p.k




Na ndiqni

Albania Holidays eshte anetar i: