Hotele ne Dojran

Qyteti i Dojranit gjendet buzë bregut perëndimorë të liqenit Dojran në pjesën jug-lindore të Maqedonisë. Sot shërben si një qytet ku bashkohen 2 prej qendrave më të hershme historike që gjendeshin në këtë zonë: Nov Dojran (Dojrani i Ri) që u themelua në periudhën mes dy luftërave botërore dhe Star Dojran (Dojrani i vjetër) ku gjenden rrënojat antike të qyteti dhe njëkohësisht edhe hotelet, restorantet dhe resortet turistike. Qyteti i vjetër u shkatërrua tërësisht gjatë Luftës së Parë Botërore dhe pas saj, filloi ndërtimi i qytetit të ri, që përfundoi pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Hamami gjendet në pjesën e sipërme të qytetit dhe në kohët më të hershme banohej nga popullsi turke. Viti i ndërtimit mbetet i panjohur dhe vetëm disa pjesë së Kullës kanë mbijetuar deri sot. Kisha e Shën Ilisë, ndërtuar në vitin 1874, gjendet në pjesën veriore të qytetit. Në gjendjen aktuale, kanë mbetur disa fragmente pikturash dhe ikonash të cilët tregojnë se muret e kishës kanë qenë mbuluar me afreske shumëngjyrësh. Dojrani ka dhe një numër të konsiderueshëm rrënojash arkeologjike, të cilat janë zbuluar rastësisht apo përmes ekspeditave arkeologjike. Disa nga gjetjet më të rëndësishme janë: relieve, pllaka mermeri me mbishkrime greke dhe rrënoja të mureve të qytetit, varre me epitafe të shkruar, monedha të vjetra etj. Ekonomia e qytetit historikisht ka qenë e varur nga peshkimi dhe ky sektor vazhdon të jetë shumë i zhvilluar dhe sot, falë metodave të lashta që vazhdojnë të përdoren edhe sot nga peshkatarët. Vizitoni Dojranin, Maqedonia e Veriut dhe rezervoni online hotele në Dojran.