Hotele ne Strumica

Strumica është një qytet në pjesën lindore të Maqedonisë dhe ndryshe quhet si kryeqyteti i perimeve. Është një qytet i mbushur me atraksione turistike. Përvec Ujëvarave në Smolare dhe Kolesino dhe ngjitjes në malin e Belasicas, vizitorët duhet të vizitojnë patjetër dy manastiret e izoluar të Vodocës dhe Veljusës, që i përkasin periudhës bizantine dhe që banohen akoma nga murgj e mugesha. Këto manastire janë të njohur për pikturat murale, afresket, mozaikët dhe qetësinë e zonës përreth. Manastiri i Shën Bogorodica Eleusa, Veljusa – Peshkopi Manuel i Strumicës e ndërtoi këtë manastir, duke ja dedikuar Virgjëreshës Eleusa në vitin 1080. Manastiri ka vlera të vecanta arkitekturore dhe në brendësi është i pasur me ikonostase të ndërtuara prej mermeri, afreske të shekullit të XI dhe dysheme të dekoruara me mozaikë. Banjot termale romake- janë llixha që i përkasin periudhës romake. Gërmimet arkeologjike kanë nxjerrë mbi 10 të tilla, të ruajtura në gjendje shumë të mirë. Manastiri i Shën Leontiusit – thuhet se këtë manastir Shën Klementi e përdori për të përhapur edukatën fetare në këtë zonë.