Hotel Queen eshte një prej hoteleve më të reja të kryeqytetit. I vendosur pranë qendrës Kristal, vetëm pak metra mbi Unazën e Re, ai ka një pozicion të favorshëm si për daljen drejt aeroportit të Rinasit ashtu edhe drejt qendrave tregtare. Hotel Queen ju mirëpret në ambjentet e tij të kuruara me piktura murale. Secila dhomë eshte e zbukuruar nga piktura të mbretëreshave evropiane. Hoteli siguron komoditet dhe cilësi shërbimi të lartë, te gjitha keto me një cmim konkurues. Hotel Queen ka një kapacitet prej 16 dhomash: 5 single, 6 twin dhe 5 dopjo.Të gjitha dhomat janë të pajisuara me Tv me ekran te sheshte, minibar, tualet privat me dush, tharëse flokësh. Hoteli siguron parkim falas për klientët, internet wireless, mëngjes kontinental, recepsion 24 orë dhe shërbim taxi falas në qytet. Qetësia, privatësia, pastërtia dhe shërbimi janë celësi i suksesit i ketij hoteli.