Ne nje atmosfere te mrekullueshme, mes pishave te larta ne ajrin e paster, ky kompleks turistik ofron nje mundesi unike per nje fundjave larg stresit por dhe per pushime te shkurtera. Ne parkun rreth hotelit, ka tenda prej kashte dhe rreth 126 stola ku ju mund te uleni e te shijoni ushqim te zgares dhe pije. Te tre tarracat e ketij kompleksi ofrojne nje pamje te mrekullueshme te qytetit te lashte dhe modern. Parku i lojerave dhe kopshti zologjik jane nje tjeter mundesi e kendshme per familjaret. Vizitoret mund te luajne futboll, basketboll, ose tenis ne fushat e posacme. Castle Park eshte nje nga qendrat e pakta turistike qe kombinon mjaft mire rehatine me nje varietet te pasur sportesh dhe aktivitetesh.