Hotel Tomorri, ose "Turizmi" ishte i vetmi hotel në qytet gjatë periudhës së regjimit komunist, i cili përdorej nga ata pak turistë të huaj apo qeveritarë të lartë që vinin për takime pune në qytetin muze. Arkitektura është e tipit komunist dhe rreth e përqark hotelit ka palma të mëdha. Ndërtuar në vitin 1975, hoteli ka 30 vjet eksperiencë në shërbimin e hotelerisë, ndaj mund ta beje qëndrimin tuaj sa me te këndshëm dhe komod. Ne fillim u rikonstrukturuan dhomat ndërsa në verën e vitit 2006 u rikonstruktuan totalisht, recepsioni, bari dhe restoranti. Pamja e lagjeve të Mangalemit dhe Gorricës nga tarraca në katin e fundit është e mrekullueshme.
Dhomat
Hoteli është i madh dhe ka rreth 52 dhoma, nga të cilat, 40 janë dyshe, 9 dopjo dhe 3 suita.