Hotel Osumi është një hotel i vogël i thjeshtë familjar me nje kapacitet prej 6 dhomash. Ndodhet në sheshin kryesor të Çorovodës, në qendër të zonës së Skraparit. Dhomat dhe strukturat e hotelit janë standarde por të pastra. Ky hotel është i përshtatshëm për udhëtarët aventurierë të cilëve u pëlqen të vizitojnë kanionet e Osumit, ose të bëjnë kanotazh. Ka një tarracë që shikon mbi lumin Osum, ku nuk mbaron asnjëherë rakia e famshme tradicionale e Skraparit.