I pozicionuar në lagjen e vjetër të Gjirokastrës, Hotel Kalemi ofron nje pamje te mrekullueshme të këtij qyteti. Hotel Kalemi është një ndër hotelet karakteristikë shqiptare që janë zhvilluar kohët e fundit falë shpirtit sipërmarrës të familjeve vendase. Pronari ka bërë një punë shumë të madhe duke restauruar një nga shtëpitë tradicionale gjirokastrite, pothuajse 220-vjeçare, jo vetëm duke ruajtur origjinalitetin e saj por edhe duke e kthyer atë në një hotel tepër interesant. Si rrjedhojë tek Hotel Kalemi, mund të admironi shumë elementë tradicionalë si: tavanin 200-vjeçar prej druri, shume elementë arkitekturale tradicionale, sëndukë dhe dollapë druri origjinale. Ky hotel ju ofron mundësinë të përjetoni një eksperiencë të veçantë. Stafi është miqësor.
DhomatHoteli ka gjithsej nje total prej 12 dhomash nga te cilat 8 jane me dy krevate dhe 4 jane me krevate dopio.