Hotel Rondos, nje nga hotelet me te mira ne Himare, i hapi dyert në verën e vitit 2012 në një mjedis të veçantë në bukurinë e detit Jon. Objektivi është që të ofrojë një paketë të plotë turistike, rehati dhe relaks, aventurë dhe tradita, ushqim dhe pije. Dhomat qe hoteli ofron jane: dhome me krevat dopio, dhome me krevat dopio dhe një tek. Secila nga dhomat është e dekoruar me dizajn modern, rehati dhe një pamje unike nga deti Jon. I pozicionuar në një zonë ku gjithçka është afër, asgjë nuk do t’ju mungoje pushimeve tuaja.