Voskopoja ndodhet 18 km nga Korça, është një qytet i vjetër me një kulturë të pasur Bizantine dhe monumente ku përfshihen një numër i konsiderueshëm kishash dhe manastiresh ortodokse. I pozicionuar në mes të pishave Hotel Akademia në Voskopoje ofron një kombinim unik të natyrës së bukur, një historie dhe kulture të pasur dhe gjithashtu një ushqimi dhe shërbimi të mirë. Është një vend i përkryer për njerëzit aktivë të cilët duan të shëtisin dhe të eksplorojnë natyrën, si dhe për ata që dëshirojnë të praktikojnë sporte të ndryshme në ajrin e pastër të kësaj zone të bukur të vendit tone.
Dhomat
Hotel Akademia ka një total prej 28 dhomash ndër të cilat, 20 dyshe me krevate të ndarë, 7 dopio dhe 1 suitë.